back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaLajmeDjali i dëshmorit Beqir Gashit i reagon mërgimtarit që ia ofendoi babain:...

Djali i dëshmorit Beqir Gashit i reagon mërgimtarit që ia ofendoi babain: Të ftoj ta vizitojmë vendin ku ata kanë rënë në Gorozhub dhe rrugën që kanë kaluar

Të ngjajshme

Djali i dëshmorit Beqir Gashit, Ismet Gashi, ka reaguar ndaj mërgimtarit Nefail Maliqi, i cili ia ofendoi babain dhe veprën e tij heroike.

Ai përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur “gërrnaq”, Maliqin i cili tha për babain e tij me ironi se në luftë po qëndronin në “hotel Ragner”.

Ismet Gashi e ftoi Maliqin që të vizitojnë vendin ku ata kanë rënë në Gorozhub dhe rrugën që kanë kaluar në dimër me shumë kilogramë barrë mbi shpinë, shkruan lajmi.net.

“Por tani e ke të lehtë të shkruash kështu, sepse mendon se ky pushtet që është sot ta ka sjellë lirinë, duke harruar sakrificën e atyre që luftuan dhe dhanë jetën për të. Është e çuditshme që ata që po i fyejnë heronjtë që kanë dhënë jetën për liri dhe që po i fyejnë heronjtë e gjallë që kanë kontribuar për atdheun, po e mbështesin albinin. Ndoshta që 80% e atyre që janë në vv janë kundër Ushtrisë çlirimtare te kosovës”, ka shkruar Gashi.

Maliqi dje ka ironizuar me veprën heroike të dëshmorit Beqir Gashi dhe Mujë Krasniqit.

“Kta mirë i paska zene pizicioni ne vijen e pare te frontit. Liria ka emer me dy tela qiftelia. Ne Hotel Ragner”, ishte komenti i gazetarit të vetë-shpallur, Nefail Maliqi. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz