BallinaLajmeAudienca private e Osmanit me Papa Leonin XIV: E ftova për vizitë,...

Audienca private e Osmanit me Papa Leonin XIV: E ftova për vizitë, shpresojmë për njohjen formale nga Selia e Shenjtë

Të ngjajshme

Picula: Gjendja në Serbi është përkeqësuar, procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, vlerësoi...

OKB: Sulmet izraelite në Liban mund të konsiderohen krime lufte

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha...

Takimi lamtumirës me Konjufcën, Orav: BE qëndron përkrah jush

Ambasadori i BE-së në Kosovë, ka takuar zëvendëskryeministrin dhe...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar për audiencën private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë, që ka thënë se ishte një nder i veçantë.

Ajo ka thënë se gjatë këtij takimi, i ka përcjellur urimet më të përzemërta për fillimin e misionit të tij, dhe shpresën që pontifikati i tij të sjellë dritë, kurajë dhe mbështetje për njerëzit në nevojë anembanë botës.

“Përcolla poashtu ftesën e përzemërt për një vizitë të tij në Republikën e Kosovës, e cila do të pritej me shumë dashamirësi nga të gjithë qytetarët tanë. Biseduam për rolin e Kosovës, tokës sonë dardane, si vend që ka ndërtuar paqe dhe harmoni ndërfetare mbi përvojën e saj historike të qëndresës dhe sakrificës. Diskutuam gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit në fusha që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve tanë, me shpresën që Selia e Shenjtë do të marrë së shpejti vendimin e shumëpritur për njohjen formale të Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se Kosova është e përkushtuar që t’i forcojë marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe të avancojë miqësinë historike, duke udhëhequr nga vlerat që na bashkojnë.

“Në frymën e festës së Krishtlindjes, ndamë dëshirat e përbashkëta për paqe e harmoni në gjithë botën”, ka shtuar e para e shtetit të Kosovës. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz