Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Grand Prix ‘Tashkent 2018’.
Distria Krasniqi ka vazhduar me fitore dhe të na bëjë krenar në Grand Prixin e xhudos që po mbahet në Uzbekistan.
Kësaj radhe, xhudistja jonë ka fituar në finale dhe ka arritur të fitojë medaljen e artë në Grand Prixin ‘Teshkant 2018’.

Në finale, Distria arriti të mposht hungarezen Eva Csernoviczi, e cila u desh të mjaftohet me medaljen e argjendtë.
Kjo medalje e artë e Distria Krasniqit vjen në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Më vonë për medalje të artë do të luajnë edhe dy xhuditet tjera, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova. /Telegrafi/



