BallinaLajmeDikur familjarët ishin vetëm për dasma, sot në pozita të larta shtetërore...

Dikur familjarët ishin vetëm për dasma, sot në pozita të larta shtetërore – Gruaja e Armend Mujës emërohet drejtoreshë në një departament të MINT-it

Të ngjajshme

Dikur familjarët për Lëvizjen Vetëvendosje ishin vetëm për dasma, por pas ardhjes në pushtet ndërruan qëndrimet e tyre, sot familjarët janë edhe për t’i rehatuar nëpër pozita pune në institucionet e vendit.

E njëjta ka ndodhur edhe me gruan e ministrit të Bujqësisë, Armend Mujës, Arjeta Islami Muja.

Ajo që nga korriku i 2025-tës, e ushtron detyrën e u.d të Drejtoreshës së Departamentit për Integrime evropiane dhe Koordinim të Politikave në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ky vendim që nuk u bë asnjëherë publik, është marrë me 24 korrik 2025.

Arjeta Islami Muja, në deklarimin e pasurisë për vitin 2026, ka deklaruar pagë prej 1 mijë e 555 eurove nga Ministria ku kryen detyrën e drejtoreshës, ndërsa ka deklaruar edhe 1 mijë e 669 euro pagë nga Kuvendi i Kosovës për bashkëshortin e saj, Armend Mujën i cili gjatë vitit të kaluar ishte deputet i Kuvendit të Kosovës.

Muja është emëruar ministër i Bujqësisë në Qeverinë Kurti 3 ndërsa asnjëherë nuk ka treguar se bashkëshortja e tij ka zënë një post publik kaq të rëndësishëm në MINT. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz