Digjet stalla në Ferizaj, ngordhin katër lopë
01·

Në fshatin Saraisht të Ferizajt, një personi i kanë ngordhur katër lopë pasi stalla e tij e kafshëve është përfshirë nga flakët në rrethana të panjohura. Rasti ka ndodh dje në mesditë me ç’rast edhe disa lopë të tjera janë të lënduara.
Siç thuhet në raportin e policisë, përveç katër lopëve të ngordhura janë lënduar edhe disa tjera.
“Njësit relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo edheA është e mundur një përleshje e armatosur mes Britanisë dhe Rusisë, pas sulmit kimik?
Njësit policore janë duke hetuar rastin.


