Digjet autobusi në Kosovë, policia jep detaje
03·

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 09:00, ka pranuar informatën se një autobus është duke u djegur në rrugën Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.
Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Zjarri është lokalizuar, nuk ka asnjë person të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, autobusi është djegur tërësisht”, thuhet në një njoftim të policisë.
Lexo edheKryetari i komunës me afro 3 milion euro pasuri
Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.















