Werder Bremeni ka regjistruar fitore të rëndësishme ndaj Eintracht Frankfurtit në një ndeshje dramatike në kuadër të javës së dytë në Bundesliga.
E për këtë fitore, meritat më të mëdha i takojnë reprezentuesit kosovar, Milot Rashicës, i cili luajti sot vetëm nga minuta e 84-t.
Derisa rezultati ishte 1-1, në minutat e fundit të ndeshjes, Rashica shënon gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë për t’ja dhuruar fitoren skuadrës së tij, transmeton IndeksOnline.
Dhe pas ndeshjes, Rashica ka folur për gazetarët duke u shprehur mjaft i kënaqur, dhe natyrisht për golin e shënuar.
”Goli ishte për tifozët, gjithashtu edhe për Pavlenkan. Ishte ndjenjë e keqe ta shihnim atë të lënduar”.
”Fitorja ishte me të vërtetë e mirë për ne!”, tha Rashica.
Kujtojmë se Rashica është i ftuar nga Bernard Challandes për dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve ndaj Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe./IndeksOnline/