BallinaLajmeDhuna para Komunës së Prishtinës, Zogaj: Goditje e rëndë ndaj demokracisë, institucioneve...

Dhuna para Komunës së Prishtinës, Zogaj: Goditje e rëndë ndaj demokracisë, institucioneve dhe dinjitetit të Kuvendit të Prishtinës

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Ish nënkryetari i Komunës së Prishtinës, njëherit deputeti i LDK-së, Alban Zogaj ka reaguar sot pas sulmit fizik që ka ndodhur para objektit të Komunës së Prishtinës.

Zogaj ka thënë se në këtë akt dhune është sulmuar fizikisht asamblisti i LDK-së, Sami Salihu nga djali i kryesuesit të Kuvendit, Fehmi Kupinës. Këtë sulm ai e ka quajtur goditje të rëndë ndaj demokracisë, institucioneve dhe dinjitetit të Kuvendit të Prishtinës.

“Grupi i Asamblistëve të LDK-së e dënon fuqishëm këtë akt të shëmtuar, i cili synon të frikësojë dhe të nënshtrojë zërin e lirë politik. Dhuna nuk ka dhe nuk mund të ketë vend në jetën institucionale dhe politike të vendit tonë. Ne falënderojmë Policinë e Kosovës për reagimin e menjëhershëm dhe kërkojmë me ngulm nga organet e rendit dhe të drejtësisë që të ndërmarrin masa të shpejta dhe të vendosura ndaj autorëve të këtij akti. Grupi ynë qëndron pranë z. Sami Salihu, me bindjen e fortë se dhuna nuk do ta ndalë asnjëherë misionin tonë për të mbrojtur interesin e qytetarëve, demokracinë dhe rendin ligjor në Prishtinë dhe në Kosovë”, ka shkruar Zogaj. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz