back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeDetaje të reja rreth njohjes së patentë shoferit kosovarë në vendet...

Detaje të reja rreth njohjes së patentë shoferit kosovarë në vendet e BE-së

Të ngjajshme

Suhareka krah Haradinajt: Prezantohet vizioni për qeverisje dhe zhvillim

Pas tubimit elektoral të mbajtur sonte në Suharekë, kryetari...

Pas debateve të njëpasnjëshme, Fjolla shpërthen në lot

Gjatë ditës së sotme, Fjolla Morina ishte protagoniste e...

Napolit mund t’i ndalet merkatoja, zbulohet arsyeja

Pas fitimit të Superkupës Italiane, Napoli mund të përballet...
- Advertisement -

Ditë më parë Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dha lajmin e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, se kanë lëshuar dizajnin e ri të patentë-shoferëve të Republikës me qëllim që t’i plotësojnë të gjitha standardet ndërkombëtare, me këtë rast t’iu njihet i njëjti për transit edhe në vendet e Evropës.

- Advertisement -

Ky njoftim ka bërë që kohëve të fundit  te shumë qytetarë të ngjallë  interesime tejet të shumta.

Lidhur me këtë, “Indeksonline” ka kontaktuar Shefin e Kabinetit të Ministrisë së Infrastrukturës, Armend Zenaj për të mësuar disa të reja për këtë çështje.

Zenaj ka theksuar se për t’u njohur patentë-shoferi transit në Evropë duhet të arrihet marrëveshja bilaterale mes shteteve veç e veç si dhe të bëhet anëtarësimi në Organizata të Shteteve të Bashkuara.

Sipas tij, kjo do të mundësonte  monitorimin e dokumentave, qoftë të lëvizjes si dhe ato  të patentë shoferit.

“Atëherë mundësia e mirë është marrëveshja bilaterale me shtetet veç e veç edhe forma e rregullimit është njëjtë ashtu siç ka thënë Ministri i MPB-së për lëvizje transit që me u njoftë patent shoferi i Republikës së Kosovës d.m.th me i zhvillu procedurat që edhe shtetasit që jetojnë nëpër vende të Evropës dhe kanë patent shofer të Kosovës  me përdorë të njëjtin”, është shprehur Zenaj.

Më tej, ai ka treguar  se a kanë nevojë  kosovarët që jetojnë në Evropë të paguajnë ndonjë taks për njohjen e këtij dokumenti identifikues.

“ Jo, nuk ka nevojë që të paguhet ndonjë taksë tek ne që t’iu njihet. Me të njëjtin patentë shoferë  të shtetit që jeton qytetari i Kosovës, por rregulla është e njëjtë sikur njohja e Universitetit dhe shkollës së mesme  prandaj duhet edhe tek patentë shoferi. Theksojmë se nëse shteti ku jeton qytetari i Kosovës e parasheh për qytetarët rezident  që janë në vendet tjera duhet të ketë rregull ligjore, e për këtë duhet me u marrë MPB-ja dhe MPJ-ja e vendit tonë. Përndryshe, Ministria e Infrastrukturës nuk ka ligj tani që për me u njoftë në vendet tjera”, ka thënë ai.

Sa i përket çështjes se a duhet të mbahet një provim shtes në vendin ku personi jeton. Zenaj ka sqaruar edhe këtë situatë.

“ Mvaret krejt se qysh rregullohet me anën ligjore në atë shtet. Kosova si Ministri e Infrastrukturës e kemi diskutuar me Ministirin e vendit dhe shefave të ndryshëm të vendev në Evropë në shumë takime kemi shqyrtuar këtë mundësi për me njoftë patent shoferin e Kosovës  për shkak se njëfarë formesubstanciale  do të ishim paksa të diskriminuar”, thotë ai.

Në fund, zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës  ka theksuar se kjo çështje i takon dy dikastereve qeveritare. Sipas tij, MI-ja organizon vetëm trajnimin e licencës së patentit.

“Kjo kryesisht i takon MPB-së dhe MPJ-së , këto dy institucione  duke u bazu në punë më të rëndësishme, sepe Ministria e Infrastrukturës  e organizon vetëm licencimin, pra trajnimin e licencimit të vozitësve. Ne vazhdimisht kemi potencuar se Kosova duhet t’i plotësojë kushtet sikur të gjitha shtetet tjera”, ka përfunduar Zenaj.

Kujtojmë se i pari i MPB-së, Sefaj  ka paralajmëruar se në afat sa më të shkurtër do të arrihet marrëveshje reciproke për njohje apo ndërrim të patentëve të shoferit me shtetet e BE-së./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz