BallinaLajmeDetaje nga vdekja e dy vajzave mbrëmë në Prishtinë: Njëra ishte punëtore...

Detaje nga vdekja e dy vajzave mbrëmë në Prishtinë: Njëra ishte punëtore e tjetra praktikante, po ktheheshin nga një ndejë

Të ngjajshme

Jury Duty: Shakaja e pabesueshme televizive që po rikthehet

Sezoni i parë i Jury Duty mashtronte një pjesëtar...

Netanyahu: Izraeli nuk e futi SHBA-në në luftë me Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu filloi të rendisë të gjitha...

Mbrëmë kanë vdekur dy punëtore të një banke që operon në gjithë Kosovën. Gazeta Express mëson se të ndjerat po ktheheshin nga ndeja e punës e organizuar për fundvit që u mbajt mbrëmë në periferi të kryeqytetit. Policia ka dhënë inicialet e viktimave bëhet fjalë për L.S (femer) 23 vjeç dhe K. H ( femer ) 31 vjeç.

Në këtë bankë (emri s’i publikohet qëllimisht), njëra prej viktimave ishte punëtore e tjetra praktikante, thanë burime të Gazetës Express.

Rasti po cilësohet si vetakasident ku lënime kanë marrë edhe dy persona tjerë, ngasësi i veturës dhe një tjetër pasagjer.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth ores 02:00 ne rrugen Prishtine -Ferizaj ka ndodhur nje vet aksident trafiku me pasoja fatale. Ne kete aksident ka qene i perfshire nje automjet i tipit Pasat qe per shkaqe te panjohura deri tani ka humbur kontrollin dhe eshte vetaksidentuar. Lendime te renda trupore kane marre kater persona ngasesi dhe tre pasagjerë.  Dy nga pasagjeret nuk kanë mumdur te perballojne plaget e shkaktuara nga aksidentit dhe ne vend ngjarje  kane nderruar jetë”, tha ajo.

Vdekjen e viktimave, L.S (femer) 23 vjeç dhe K. H ( femer ) 31 vjeç e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendin e ngjarjes, ndersa ngasesi i automjetit dhe nje pasagjer tjeter jane derguar ne QKUK. Me rastin po merren njesiti i trafikut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz