back to top
Sunday, November 9, 2025
BallinaLajmeDeri në ora 11 dolën për të votuar 6.13 për qind e...

Deri në ora 11 dolën për të votuar 6.13 për qind e votuesve

Të ngjajshme

Nga komuna në komunë- Kurti s’i ndal vizitat nëpër Kosovë ditën e zgjedhjeve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë një turn...

Ankohet Rama i LVV-së: Mjekë të LDK-së e PDK-së po shpërndajnë vërtetime për votime me asistencë

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka akuzuar...

Çitaku e PDK’së mban konferencë sot në ora 16:00

Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku, do të...

Përkujtohen 14 ushtarët britanikë, Maqedonci: Britania e Madhe mbetet mike e përhershme

Në kujtim të 14 ushtarëve britanike, janë vendosur lule...

Kryetari i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se deri tani nuk ka pasur parregullsi.

“Bazuar në informacionet e pranuara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit deri në këtë fazë po zhvillohet normalisht. Deri më tani nuk janë evidentuar parregullsi që do të mund të ndikonin në integritetin apo rrjedhën e përgjithshme të zgjedhjeve. KQZ është në komunikim të vazhdueshëm me trupat zgjedhore në terren, me qëllim që të sigurohet zbatimi i plotë i ligjit dhe respektimi i rregullave zgjedhore në çdo hap të procesit.”

Ai tha se deri në orën 11:00 kanë votuar 6.12 për qind e votuesve.

“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga rreth 95% e Vendvotimeve numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 në këto 18 komuna është 80 mijë e 659 votues apo 6.13%, nga 1 milionë e 316 mijë e 672 votues. Deri në të njëjtën kohë, në raundin e parë, në këto 18 komuna, kishin votuar 7.58% apo 99 mijë e 765 votues nga 1 milion e 316 mijë e 129 votues. Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi mund t’i gjeni në platformën e rezultateve.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz