back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeDeri më sot, mbi 1 mijë e 120 zyrtarë dhanë dorëheqje nga...

Deri më sot, mbi 1 mijë e 120 zyrtarë dhanë dorëheqje nga Policia e Kosovës

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Një valë reshjesh dhe rrebeshesh të fuqishme shiu në...

Gjoshi: Manipulim me certifikimin e Listës Serbe – “Lojë e lodhët e orkestruar nga pushteti”

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-kandidat...

Stuhi e madhe në Kroaci, raportohen dëme të shumta materiale

Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të...

Numri i përgjithshëm i zyrtarëve policorë të cilët kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës (PK), deri më sot është 1 mijë e 120 zyrtarë, ndërsa vetëm në vitin e 2021 kanë lënë vendin e punës 38 zyrtarë, shkruan Gazeta Metro.

Përveç mjekëve në Kosovë që po lënë vendet e punës dhe po ikin jashtë shtetit, janë edhe zyrtarët policorë të cilët po japin dorëheqje nga pozitat e tyre në Polici.

Një gjë e tillë u paralajmërua ditë më parë edhe nga vet drejtori i Policisë së Kosovë, Samedin Mehmeti.

Ai ka thënë se numër i madh i zyrtarëve policorë po lënë punën.

“Fatkeqësisht kemi rënie të numrit të pjesëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës. Po ashtu është e vërtetë se shumë pjesëtarë po e lënë punën në Policinë e Kosovës. Mbase është çështje sociale apo ekonomike, mbase duhet të kemi një ekspert që merret me këtë çështje”, ka deklaruar Mehmeti ditë më parë.

Ndërkaq nga Policia e Kosovës, në një përgjigje për Metron, bëhet e ditur se vetëm në vitin 2021, numri i zyrtarëve që kanë lënë vendin e punës, kalon mbi 30.

“38 zyrtarë e kanë lënë vendin e punës në vitin 2021”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Metron.

Sipas Policisë, deri më tani mbi 1 mijë zyrtarë kanë dhënë dorëheqje nga PK.

“Numri i përgjithshëm i zyrtarëve policorë të cilët kanë dhënë dorëheqje nga PK-ja deri me sot është 1120 zyrtarë”, thuhet më tutje në përgjigjen e Policisë për Metron.

Konkursi i fundit për policë të rijnë është shpallur më 28 tetor deri në 26 nëntor të vitit 2021. Në këtë konkurs kanë aplikuar 11 mijë e 292 kandidatë.

Ndërsa, testin në pyetjet me shkrim e kanë kaluar vetëm një mijë kandidatë. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz