BallinaLajmeDërgonte në Austri kusherinj pa letra e i paguante pak, kosovari detyrohet...

Dërgonte në Austri kusherinj pa letra e i paguante pak, kosovari detyrohet t’ua paguajë 155 mijë euro punëtorëve

Të ngjajshme

Haxhiu pas takimit me Marta Kos: Biseduam për rrugën evropiane të Kosovës

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Shakira dhe Burna Boy “ndezin” Botërorin 2026, publikohet himni zyrtar

Shakira dhe Burna Boy kanë publikuar këngën zyrtare të...

Mehani lajmërohet pas incidentit të djeshëm: Kur je me gra, nuk sulmohet njeriu

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Perandoria mediatike e Orbanit po shembet

Perandoria mediatike e ndërtuar nga qeveria e ish-kryeministrit hungarez...

Një 41-vjeçar nga Kosova të mërkurën në gjykatën rajonale në Feldkirch u dënua me tre vjet burg për trafikim të qenieve njerëzore. Ai kishte një kompani ndërtimi në Vorarlberg dhe për vite më radhë keqpërdori dhe shfrytëzoi punëtorët duke i sjellë nga jashtë dhe paguar me një pagë mjaft të ulët, shkruan orf.at

Zyra e prokurorit publik supozon se më shumë se 100 persona kanë punuar me një pagë të ulët në kompaninë e kosovarit. Në gjashtë raste është konfirmuar se ai, i ka paguar shumë pak punëtorët e tij dhe ka shfrytëzuar për të keq punën e tyre, përcjell albinfo.at
I dyshuari kishte një kompani për shtruarje të hekurit, një veprimtari kjo në të cilën kushtet e punës kritikohen vazhdimisht. Punëtorët ishin të varur nga punëdhënësi i tyre, sepse ata nuk kishin shkollim adekuat dhe as kontakte shoqërore me persona të tjerë në Vorarlberg.

I kishte sjell kushërinjtë ilegalisht në Voralberg

Kosovari ngarkohej edhe me edhe akuza të tjera. Në mënyrë ilegale dhe pa letra, ai përmes Serbisë dhe Hungarisë i kishte sjellë në Voralberg tre kushërinj të tij. I pandehuri mori dënimin prej tri vitesh burg. Ai po ashtu duhet të paguajë një pjesë të parave që nuk ua kishte dhënë punëtorëve të tij: Shifra është rreth 155 mijë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz