Deputetja Musliu e gjuan me ujë ministrin Peci, e quan rrugaç
BILLI

Lexo edheEkskluzive: Aksioni në Shtërpcë, mbi 100 mijë euro të sekuestruara, konfiskohen vetura dhe gjëra me vlerë

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu e ka gjuajtur me ujë ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.
Musliu po ashtu ka bërë ofendime të rënda në drejtim të ministrit Peci.
“Ti je rrugaç, rrugaç”, thotë Musliu derisa e gjuan me ujë ministrin, transmeton Telegrafi.
Pas kësaj, ka reaguar ministri Peci, i cili ka deklaruar se sa të jetë ai ministër askush nuk do të mund të vjedh në Ministrinë e Bujqësisë.

Lexo edheEkskluzive: Aksioni në Shtërpcë, mbi 100 mijë euro të sekuestruara, konfiskohen vetura dhe gjëra me vlerë
“Nuk ka me vjedh askush sa të jam unë ministër. Ndaq gjuni me ujë, ndaq me plumba qysh keni gjujtë në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin. Sa të jem unë, nuk munden me vjedh dostat e Ganes”, deklaroi ai.
E gjithë kjo situatë ka ndodhur gjatë raportimit të ministrit në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. /Telegrafi/