back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeDeputetja e PDK'së pyet pse flamuri i Kosovës po vendoset natën te...

Deputetja e PDK’së pyet pse flamuri i Kosovës po vendoset natën te “Rrethi”

Të ngjajshme

23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar...

Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë...

Enver Hoxhaj garanton se PDK do të rrisë të gjitha pensionet mbi 50%

Kandidati për deputet dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme,...
- Advertisement -

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas përgatitjeve për vendosjen e flamurin të Kosovës te ‘Rrethi’, në hyrje të Prishtinës.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Musliu ka pyetur se pse flamuri po vendoset natën.

Ajo dyshon se kjo po bëhet ngase dikush ka frikë që ta vendosë flamurin aty ditën.

“Pse Flamuri i Kosovës po vendoset neper terr? Nga kush po frigoheni? Kemi apo nuk kemi Shtet???”, ka shkruar Musliu në rrjetin social.

Flamuri shtetëror i Kosovës do të vendoset së shpejti në hapësirën te “Rrethi”, në hyrje të Prishtinës.

Autoritetet po presin që të rregullohet një defekt i energjisë elektrike, për ta vendosur flamurin e Kosovës, aty ku kishte qenë vite më parë, para se të largohej.

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje vite më parë e kishin larguar flamurin e Kosovës, për ta vënë atë të Shqipërisë.

“Jemi këtu për ta ngritur flamurin shtetëror, sipas kërkesës së Kryeministrit”, ka thënë Arton Berisha, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Administratës Publike, për Klan Kosovën.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka urdhëruar sot që, për nder të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, të vendoset flamuri shtetëror tek “Rrethi”, në Prishtinë.

Derisa punëtorët po përpiqen të evitojnë defektin në shtizë, inspektorët komunalë të Prishtinës po qëndrojnë larg tyre.

Vendosja e flamurit po monitorohet nga Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz