back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeDeputetja e PDK-së: Turp të qoftë Tomë Gashi

Deputetja e PDK-së: Turp të qoftë Tomë Gashi

Të ngjajshme

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

2 vetura të Policisë së Kosovës ndeshen mes vete, 5 policë bëhen për spital

Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Agim Ramadani”...

I ra të fikët, transmetohet klipi i Albës gjatë trajtimit në spital

Është publikuar kripi që pasqyron gjendjen shëndetësore të Albës...

Osmani nga Bahamet: Njohja e Kosovës moment historik, nënshkruhen marrëveshje diplomatike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë një adresim...

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi ka reaguar ashpër ndaj gjestit johuman të avokatit të Vetëvendosjes, Tomë Gashi, i cili shihet në një video duke shqelmuar lëmoshën që një lypës kishte mbledhur nga qytetarët në Sheshin Nëna Terezë në Prishtin

“Sa më ka shqetësuar vrazhdësia dhe poshtërsia e avokatit të LVV-së, po aq më ka tronditur mungesa e reagimit nga vet LVV e cila, së paku publikisht, ka thënë se promovon barazinë dhe politikat sociale. Pastaj, ku është reagimi dhe distancimi nga Ministria e Drejtësisë, ku është reagimi i Avokatit të Popullit, ku është reagimi i KMLDNJ-së e OJQ-ve të tjera? Askund! Askush!”, ka shkruar Idrizi në faqen e saj në Facebook.

Reagimi i plotë i deputetes së PDK, Valdete Idrizi:

Tronditëse, deri në palcë, janë pamjet ku avokati i Qeverisë Kurti dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi, mu në Sheshin Nëna Tereze në Prishtinë, shkelmon pamëshirshëm, me shfrenim, një njeri në nevojë, i cili ishte ulur në rrugë dhe kërkonte lëmoshë.

Sa më ka shqetësuar vrazhdësia dhe poshtërsia e avokatit të LVV-së, po aq më ka tronditur mungesa e reagimit nga vet LVV e cila, së paku publikisht, ka thënë se promovon barazinë dhe politikat sociale.

Pastaj, ku është reagimi dhe distancimi nga Ministria e Drejtësisë, ku është reagimi i Avokatit të Popullit, ku është reagimi i KMLDNJ-së e OJQ-ve të tjera? Askund! Askush!

Nuk po e kuptoj heshtjen e tyre. A vjen na frika apo nga lakmia për të përfituar nga pushteti dhe pushtetarët?!

Turp të qoftë Tomë Gashi. Ndonëse, e ke dëshmuar se ti nuk turpërohesh për asgjë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz