BallinaLajmeDeputetja e LDK-së: Shtimi i numrit të ministrive, i papranueshëm!

Deputetja e LDK-së: Shtimi i numrit të ministrive, i papranueshëm!

Të ngjajshme

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Gjermania ekstradon shqiptarin që mashtronte me Call Center

Një 35-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal që nëpërmjet...

Haradinaj: Sa më bashkë, aq më mirë për ne

Kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Zotit – edhe politikanët

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka...

FIFA gjobit Izraelin, kjo është arsyeja

Shtëpia më e madhe e futbollit (FIFA), ka vendosur...

Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri në një prononcim për “Gazeta Blic” ka folur mbi ofertën e re që LVV i ka bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gaxheri thekson se oferta e Albin Kurtit për me rrit numrin e ministrive nuk është e pranueshme

Ajo thekson se kjo gjë tashmë po bëhet për të kënaqur egot e individëve të caktuar.

“Unë nuk kam asnjë informacion sepse ajo ofertë nuk është shqyrtu. Procesi është dëshpërues edhe i pakuptimtë. Zoti Kurti po na jep me kuptu se është shumë i përkushtum me pas sa më shumë pushtet dhe kontroll në këtë Qeveri. Nëse tani po mundet me u rrit numri i ministrive për të kënaqur egot ose kërkesat e individëve për mua nuk është e pranueshme dhe nuk është ajo pritja të cilën e ka proklamuar z.Kurti. Z.Kurti bani Kryetarin e Kuvendi dhe tani po bën makinacione për shtimin e numrit të ministrive. Unë mendoj se kjo punë duhet të vendoset shpejt, dhe mendoj se nuk është e rëndësishme se kush i merr ministritë. Z.Kurti ka shku tek z.Mustafa për bashkëpunim edhe pse sjelljet kanë qenë të papranueshme nga LDK-ja, z.Mustafa i ka kalu.Unë kam besu se mundemi me ba marrëveshje por se si  lindi tek Kurti gjithë ky mosbesim për LDK-në është zhgënjyes dhe mosbesues” tha Gaxherri.

Kjo është oferta e dytë që LVV ka bërë gjatë 24 orëve të fundit për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nga kjo e fundit nuk kanë dalë me një përgjigje zyrtare rreth këtyre ofertave .

E vetmja deklaratë ishte ajo gjatë ditës së djeshme e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa ku u shpreh se zgjidhja për marrëveshjen i takon VV-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz