Deputeti Lushtaku takon djalin e Thaçit dhe djalin e Veselit: Krenar që jemi pasardhës të çlirimtarëve
BILLI

Lexo edheKy 21-vjeçar është zhdukur, kërkohet ndihmë për të gjetur

Bijtë e ish-komandantëve të luftës dhe krerëve politikë në Kosovë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Sami Lushtaku kanë zhvilluar një takim së bashku.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht i biri i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sami Lushtaku ka takuar djalin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endrit Thaçin dhe djalin e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, Klestor Veseli, që të dy ish-komandatë të UÇK-së e që tani ndodhen në paraburgim në Hagë ku akuzohen për krime lufte, shkruan lajmi.net.
Deputeti Lushtaku ka publikuar një fotografi nga takimi Thaçin dhe Veselin duke thënë se është përgjegjësi të jesh pasardhës i çlirimtarëve, por gjithashtu krenari.

Lexo edheKy 21-vjeçar është zhdukur, kërkohet ndihmë për të gjetur
“Është përgjegjësi e madhe të jesh pasardhës i themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por njëkohësisht ndihemi krenarë që jemi pasardhës të ÇLIRIMTARËVE!”, ka shkruar Lushtaku.