Deputeti i PDK-së e pranon se janë të dytët, pas LDK-së
BILLI
Lexo edheThaçi apo Kurti udhëheqës i dialogut? – Molliqaj befason me përgjigjen
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka komentuar rezultatet e sondazheve të fundit për forcën e partive politike.
Reçica ka pranuar se partia e tij aktualisht është partia e dytë më e madhe në vend, teksa sondazhet e nxjerrin Lidhjen Demokratike të Kosovës në vend të parë.
Por, deputeti i PDK-së ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se nuk beson se LDK-ja është bindshëm para partisë së tij.
Lexo edheThaçi apo Kurti udhëheqës i dialogut? – Molliqaj befason me përgjigjen
Ai ka thënë se pohimet se LDK do t’i fitonte 17 vende më shumë në Kuvend sesa PDK, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tash, janë “dëshirë” e LDK-së.