Deputeti i NISMA-s merr pjesë në iftar, thyen rregullat e distancës fizike
BILLI

Lexo edheShtëpizë në pemë, punim i mrekullueshëm i realizuar në fshatin Koliq të Prishtinës

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, vazhdimisht po ju bën thirrje qytetarëve që ta ruajnë distancën dhe të vendosin edhe maskat.
Por këtë thirrje të IKSHP-së nuk po e respektojnë jo vetëm shumica e qytetarëve por edhe deputetët.
Një prej ligjvënësve që nuk po respekton rekomandimet është deputeti i NISMA-a Socialdemokrate, Haxhi Shala, i cili ka qenë në një iftar mbrëmjen e së shtunës në fshatin Kleçkë të Malishevës, bashkë me një grup bashkëluftëtarësh, shkruan Reporteri.net.

Lexo edheShtëpizë në pemë, punim i mrekullueshëm i realizuar në fshatin Koliq të Prishtinës
“Iftar me bashkëluftëtarët në Kleqkë, në Odën e UÇK-së”, ka shkruar Sadri Shala, në rrjetin social Facebook, postimin e të cilit e ka shpërndarë edhe deputeti i Nismës, Haxhi Shala.