Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka shprehur dyshimet e tij në ngjarjen e sotme në Veri të Mitrovicës, ku Njësia Speciale arrestoi Marko Gjuriq.Nitaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “nuk po mund t’i bjerë në fije” kësaj situate, duke e përmendur edhe një deklaratë të Behgjet Pacollit, disa orë para arrestimit të Gjuriqit, që kishte paralajmëruar arrestimin e tij.“Po mundohem ta kuptoj atë që ndodhi sot në Mitrovicë, e s’po muj i bi në fije. Mu duk sinjifikative një deklaratë e Pacollit, e thënë disa orë para arrestimit të Gjutiqit se ai nuk ka leje dhe nëse hyn në Kosovë, do të arrestohet!
Ishalla është siç po kujtojnë shumica, por seç e kam një dyshim për gjithë këtë ngjarje!”, ka shkruar Nitaj.



