back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeDeputetët që do ta kryesojnë seancën konstituive janë Jahja Koka dhe Fjolla...

Deputetët që do ta kryesojnë seancën konstituive janë Jahja Koka dhe Fjolla Ujkani

Të ngjajshme

Ministri gjerman i Mbrojtjes: Nuk ka shenja se Amerika do të largohet nga NATO

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u bëri thirrje...

Pas fjalimit të Abdixhikut, Kuvendi i LDK-së po i zhvillon punimet me dyer të mbyllur

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po vazhdon punimet...

Milan bën një tjetër ”tregëti” te Chelsea

Vitet e fndit kemi parë disa transferime nga Chelsea...

Abdixhiku: Kush nuk respekton shumicën, ndoshta s’ka vend në parti

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij...

Dardan Cena drejt medaljes në ”Sofia European Open”

Dardan Cena ka arritur në gjysmëfinale të Sofia European...

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e cila është paraparë të mbahet më 26 dhjetor në ora 15:00 do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, Jahja Koka, shoqëruar nga deputetja më e re deputetja Fjolla Ujkani, e që të dy janë deputetë të zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në seancën konstituive pikë e parë e rendit të ditës do të jetë formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, ndërsa pason betimi i deputetëve.

Po ashtu në seancën konstitutive do të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, saktësisht kryetari dhe pesë nënkryetarët.

Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Tre nënkryetarët të propozuar nga tri grupet më të mëdha parlamentare, zgjidhen me  shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Dy nënkryetarë përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kuvend dhe ata  zgjidhen me shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

Njëri nënkryetar do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet të rezervuara ose të garantuara të komunitetit serb, dhe tjetri nënkryetar nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vende të rezervuara ose të garantuara nga komunitetet tjera që nuk janë shumicë.

Edhe pse tashmë zyrtarisht është caktuar seanca konstituive e kuvendit, dy subjektet që janë duke negociuar për formimin e Qeverisë, LVV dhe LDK ende janë larg arritjes së një marrëveshjeje finale për bashkëqeverisje.

Pozita e presidentit ka krijuar mospajtim për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe ndarjen e pozitave institucionale. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz