back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaRegjionaleDeputetë e kryetarë komunash në Polac të Skenderajt

Deputetë e kryetarë komunash në Polac të Skenderajt

Të ngjajshme

Mitrovicasit i vjedhin mjete piroteknike nga lokali, dëmi rreth 1500 euro

Një person në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se...

Ramush Haradinaj dhe Aleanca krah rinisë

Ramush Haradinaj nga radhët e AAK-së me numër garues...

Dy persona grabisin një shumë të konsiderueshme parash në Pejë

Të dielën rreth orës 21:30, Policia ka pranuar një...
- Advertisement -

19 vjetori i rënies së heroit Ilaz Kodra po shënohet me aktivitete të shumta në Skenderaj.

Fillimisht  janë bërë homazhe te kulla e komandat Kodrës në Prekaz aty kanë marrë pjesë përfaqësues politikë dhe deputetë, njofton Klan Kosova.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci  dhe ai i Skenderajt, Bekim Jashari, deputetja Blerta Deliu-Kodra përkujtuan komandantin me homazhe në  varrezat në Polac ku ndodhet edhe varri i  tij

Me këtë rast, deputetja Blerta Deliu-Kodra që është kunata e Ilaz Kodrës ka thënë se pavarësisht se nuk e ka njohur nga afër heroin sipas përshkrimeve të të afërmve ai ka qenë i dashur dhe i qetë, veti sipas së saj të cilën e kanë trashëguar vajzat e Kodrës.

Një tubim përkujtimor është organizuar edhe tek pllaka përkujtimore e në Vërbovc atje ku ka rënë Kodra 19 vjet më parë.

Në këtë ditë poashtu kujtohen edhe 40 dëshmorë dhe 275 martirë  të rënë në këtë komunë, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz