Deponia u dogj për ditë të tëra, “Ambientit” i kushtoi mijëra euro bartja e dheut në Sferkë

Në fshatin Sferkë të Pejës, për disa ditë me radhë, një prej deponive më të mëdha në këtë rajon u dogj.
Deri të dielën, kjo deponi mbeti e hapur, duke rritur rrezikun nga ekspozimi në tymin dhe toksinat e saj, raporton IndeksOnline.
Nëpërmes një njoftimi, Kompania Rajonale e Mbeturinave “Ambienti”, bëri me dije se deponia është mbuluar me dhe.
“Pas një angazhimi të pandërprerë, ka përfunduar me sukses procesi i mbulimit të deponisë së qytetit të Pejës me rreth 24,000 m³ dhe.
Sot, deponia është në gjendje stabile, ndërsa zjarri dhe tymi janë eliminuar plotësisht. Njëkohësisht, janë zbatuar rekomandimet e Inspektoratit të MMPH-së për mbulimin me dhe, ndërsa, sipas rekomandimeve profesionale, është duke vazhduar edhe procesi i ajrosjes së zonës” deklaroi KRM “Ambienti”, 5bditë më parë.
IndeksOnline raporton se kjo procedurë, kompanisë i kushtoi 9 mijë e 900 euro, vetëm për bartje dhe shpërndarje të dheut.

Lexo edheHaki Abazi: “Koha shtesë” e Kurtit episod i radhës për shkatërrimin e LDK’së, Kushtetuta s’është kampionat që të kërkosh vazhdime
“Bartja e dheut në deponi në Sferkë të thatë, e cila është përfshirë nga zjarri aktiv dhe duhet bërë bartja e dheut në deponi dhe mbulimi me dhe i zjarrit aktiv në deponi. Dheu gjendet jashtë objektit të deponisë dhe duhet të bartet në deponi dhe të bëhet shpërndarja” thuhet në aktivitetin e prokurimit.
Tenderin e mori kompania “N.T. Radoniqi Transport”, e cila ofertoi çmimin më të ulët, që ishte i njëjtë me vlerën e parashikuar të kontratës.
Kontrata parashihte që e tërë procedura e përmbajtjes së saj dhe përfundimit të obligimeve të kryhej brenda pesë ditësh.
Më poshtë detaje:














