back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaLajmeDemokratët amerikanë në Samitin e Sigurisë në Mynih do të nxisin Evropën...

Demokratët amerikanë në Samitin e Sigurisë në Mynih do të nxisin Evropën “të qëndrojë” kundër Trumpit

Të ngjajshme

Parlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale

Parlamenti i Portugalisë miratoi sot një projektligj, në leximin...

Parashikimi i motit për të premten

Të premten parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe...

Archivo VAR analizon golin e Cubarsit i cili u anulua për offside

Atletiko Madrid sonte shënoi fitore 4-0 ndaj Barcelonës në...

Demokratët amerikanë do të përdorin një samit sigurie këtë fundjavë për të nxitur udhëheqësit evropianë të qëndrojnë kundër Donald Trump, ndërsa kontinenti është i ndarë mbi mënyrën se si të mbajë presidentin e paparashikueshëm amerikan në krah.

Demokratët në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih do të përfshijnë disa nga kritikët më të hapur të Trump, si guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, kongresmenja e New Yorkut, Alexandria Ocasio-Cortez, senatori i Arizonës, Ruben Gallego dhe guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer, raporton The Guardian.

Newsom tashmë ka kërkuar nga evropianët të kuptojnë se “pajtimi ndaj nevojave të Trump” i bën ata “të duken qesharakë në arenën botërore”, duke thënë për gazetarët në Forumit Ekonomik Botëror në Davos muajin e kaluar se ai “duhet të kishte sjellë disa mbrojtëse gjunjësh”.

Gallego ishte pothuajse po aq i drejtpërdrejtë. “[Trump] po shkatërron reputacionin tonë botëror ose potencialisht fuqinë tonë ekonomike për shkak se po sillet me vogëlsi. Asgjë nga kjo nuk është racionale. Të gjithë duhet të ndalojnë pretendimin se kjo është racionae,” tha ai.

Megjithatë, delegacioni i SHBA-së do të udhëhiqet nga sekretari i shtetit amerikan Marco Rubio. Dhe ndërsa udhëheqësit evropianë shpresojnë se ai do të japë një mesazh më të butë se fjalimi i vitit të kaluar nga nënkryetari JD Vance, ata gjithashtu janë të ndarë mbi mënyrën se si të përballen me Trump, përcjell në shqip gazeta online Reporteri.net.

Disa, udhëhequr më së shumti nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë thënë se një diplomaci më sfiduese është thelbësore për të kundërshtuar atë që organizatorët e Mynihut e kanë quajtur “politikë shkatërruese” e Trump. Të tjerët, si sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kanë thënë se ruajtja e mirëkuptimit të Trump është e domosdoshme për sigurinë evropiane. 

Të Fundit

Sport

ShowBiz