Publikohen pamje të reja nga aksidenti te “Kroi i Mbretit”, vetura e rrokullisur në mes të rrugës
dp

Lexo edheE premte me mot të vranët dhe riga shiu

Janë publikuar pamje të reja nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm te “Kroi i Mbretit”, ku një veturë shihet e rrokullisur në mes të rrugës.
Nga fotografitë që po qarkullojnë, automjeti ka përfunduar i kthyer përmbys, ndërsa në vendin e ngjarjes vërehen kolona të gjata të automjeteve, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar.

Lexo edheE premte me mot të vranët dhe riga shiu
Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me detaje lidhur me rrethanat e aksidentit, ndërsa pritet që gjatë orëve në vijim të ketë një njoftim zyrtar për rastin.