back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaSportDembele apo Yamal? Busquets “e voton” Topin e Artë

Dembele apo Yamal? Busquets “e voton” Topin e Artë

Të ngjajshme

Dhunë dhe përleshje fizike në parlamentin meksikan

Senati i Meksikës shpërtheu në dhunë të mërkurën e...

“Për’puthen” heq dorë nga Bora Zemani, veprimi që habiti të gjithë

“Për’puthen” është programi i dashurisë ku për disa vite...

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion, vendimi nxit debate

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane...

OVL-UÇK kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Dimal Bashës

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Ousmane Dembélé kundër Lamine Yamal. Kanë mbetur më pak se një muaj nga ceremonia e Parisit, ku do të vendoset Topi i Artë 2025.

Reflektorët janë ndezur në drejtim të dy favoritëve më të mëdhenj” sulmuesi francez, protagonist absolut me Paris Saint-Germainin dhe ylli i lindur i Barcelonës, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-futbollisti “Blaugrana” duket lehtësisht përpara në garë, mbi të gjitha pas triumfit në Ligën e Kampionëve, trofe që shpesh peshon në mënyrë vendimtare në zgjedhjet e jurisë.

Yamal, megjithatë, e zbaviti Evropën me paraqitjet e tij, duke u bërë vetëm tash 18 vjeç, ndërsa është simbol i epokës së re të Barçës.

E për ta zgjedhur më të mirin është përkujdesur Sergio Busquets, i cili u pyet rreth fituesit të këtij trofeu për sivjet.

Mesfushori i Inter Miamit e zgjodhi ish-futbollistin e Barcelonës, i cili sipas tij e meriton Topin e Artë.

“Dembele ka qenë më i miri ndaj të tjerëve dhe e ka pasur më së shumti vazhdimësinë. E dimë se çfarë lojtari është, diferencën që mund ta bëjë dhe për atë që është në gjendje ta ofrojë. Edhe disa djem të Barcelonës do ta meritonin, prandaj unë nuk e di se çka do të vendosin ata që do të votojnë”, deklaroi Busquets. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz