back to top
Friday, March 6, 2026
BallinaLajmeDeliu: PDK do të shënojë fitore historike nesër, qytetarët kërkojnë ndryshim

Deliu: PDK do të shënojë fitore historike nesër, qytetarët kërkojnë ndryshim

Të ngjajshme

Haxhiu thotë se seanca për Presidentit mund të vazhdojë nëse plotësohen kushtet

Është ndërprerë seanca për zgjedhjen e Presidentit të vendit,...

Ylli me fitore në Prishtinë

Golden Eagle Ylli shënoi fitore si mysafir në Prishtinë,...

Kandidatja për deputete, Blerta Deliu tha se ditën e nesërme, Partia Demokratike e Kosovës do të shënojë fitore historike.

Ajo ka theksuar se qytetarët e Kosovës po përballen me lodhje dhe vështirësi për shkak të çmimeve të larta të energjisë elektrike dhe të shportës së konsumit.

“Ka një lodhje që e ndjejmë të qytetarët, faturat e fundit të energjisë elektrike, shporta e qytetarit është pakuar për shkak të pafuqisë për të siguruar mirëqenien, prandaj programi i Bedri Hamzës lidhet me lehtësira, për ta bërë më të lehtë mirëqenien e qytetarit”, tha Deliu në Maratonën Zgjedhore në Klan Kosova

Deliu gjithashtu theksoi se nga ajo që kanë parë gjatë fushatës, presin një mbështetje të fortë nga qytetarët për ndryshim.

“Nga ajo që kemi pa gjatë kësaj fushate të shkurtë, presim që do të jetë një votë për ndryshim. Pra Kosova viteve të fundit ka përjetuar një stagnim 6 vjeçar, dhe qytetarët e Kosovës duhet të zgjedhin mes rrugës së stagnimit, bllokimit të pafuqisë, pasigurisë, apo duhet të mendojnë për ndryshim që është vizion i z.Hamza”, tha Deliu – Kodra.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz