back to top
Friday, March 6, 2026
BallinaLajmeAbelard Tahiri: Nesër, bashkimi qytetar i jep Kosovës drejtim të ri

Abelard Tahiri: Nesër, bashkimi qytetar i jep Kosovës drejtim të ri

Të ngjajshme

Haxhiu thotë se seanca për Presidentit mund të vazhdojë nëse plotësohen kushtet

Është ndërprerë seanca për zgjedhjen e Presidentit të vendit,...

Ylli me fitore në Prishtinë

Golden Eagle Ylli shënoi fitore si mysafir në Prishtinë,...

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se nesër, më 28 dhjetor bashkimi qytetar do t’i japë Kosovës drejtim të ri.

Tahiri, në një postim në Facebook, ka bërë thirrje që të votohet Bedri Hamza dhe PDK për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

“Nesër, zëri i qytetarëve bëhet drejtim shteti! Një ditë para vendimit të madh, Kosova po flet me një zë. Mbrëmë në Podujevë, Mitrovicë dhe Nekoc pashë të njëjtën energji frymëzuese që po ndihet gjithandej vendit: qytetarë të bashkuar, të vendosur për ndryshim. Nesër është dita kur bashkimi ynë merr formë në votë dhe i jep Kosovës drejtim të ri. Bedri Hamza Kryeministër, për stabilitet, shpresë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Tahiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz