Defekti në “Toni Bler” alarmon KRU Prishtinën, ndërhyrje urgjente në rrjetin e ujësjellësit
dp

Lexo edhePolicia ndalon një 45-vjeçar në Kaçanik, i konfiskon armën dhe fishekë

Sipas njoftimit, është evidentuar dëmtim i një gypi me diametër prej 250 milimetrash, nga i cili ka rrjedhje të madhe të ujit.
“KRU Prishtina” ka bërë të ditur se defekti është vlerësuar si urgjent dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
“Defekti është urgjent dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme për ndalimin e rrjedhjes dhe sanimin e dëmtimit”, thuhet në njoftim.
Kompania ka njoftuar se do të ndërhyjë për sanimin e dëmtimit, ndërsa qytetarët do të informohen për zhvillimet lidhur me këtë defekt.

Lexo edhePolicia ndalon një 45-vjeçar në Kaçanik, i konfiskon armën dhe fishekë