Dedaj kundërshton Pacollin që Kosova të anëtarësohet në OBI

Zëvendësministri i Jashtëm, Gjergj Dedaj, ka dalë kundër shefit të tij, Behgjet Pacollit, i cili gjatë pjesëmarrjes në konferencën e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ka thënë se Kosovës do të synojë të marrë statusin e anëtarit vëzhgues në këtë organizatë.
Por, Dedaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është hap i nxituar, i cili rrezikon,cenon dhe neglizhon perspektiven euroatlantike te Republikës se Kosovës
“Përpjekjet e Qeverise se Kosovës, për anëtarësimin e Kosovës ne Organizatën Botërore Islamike-OBI, një hap i nxituar dhe i dëmshëm, i cili rrezikon,cenon dhe neglizhon perspektiven euroatlantike te Republikës se Kosovës!
“Kosova ne NATO, BE, OKB, UNESCO, OSBE…por jo ne OBI!”, ka shkruar ai në facebook.

Lexo edheBBC: Ky është ekstremisti skocez që ndihmoi me armë serbët kundër shqiptarëve
Ndërsa sipas një komunikate të dërguar nga ministria e Jashtme, thuhet se gjatë pjesëmarrjes në konferencën të ministrit të Jashtëm, Pacolli, aty do të lobohet për njohje të reja, anëtarësim në Interpol dhe organizatën e OBI-së.
“Tre janë objektivat e pjesëmarrjes e shefit të diplomacisë kosovare dhe delegacionit, që ai kryeson e që e nisi aktivitetin e vet në margjina të konferencës me takime të shumta dypalëshe: lobimi për njohjen e mëtejshme të Kosovës, anëtarësimi në Interpol dhe aplikimi për statusin e vendit vëzhgues në OBI e që synojnë të avansojnë integrimin ndërkombëtar të Kosovës”, thuhej në komunikatën e MPJ-së.
Deda përveç që po kundërshton disa ide të Pacollit, ai është ankuar edhe për mos respekt e injorim nga ministri i Jashtëm./Lajmi.net/


