David Beckham drejt vitit më fitimprurës, pasuria i kalon 1.1 miliardë dollarë
dp

Lexo edheRrezja rrëzon në “Sunny Hill”, artistja premtuese krah për krah me Dua Lipën

David Beckham pritet të ketë vitin më fitimprurës të karrierës së tij, me të ardhura të vlerësuara rreth 170 milionë dollarë, raportojnë mediat britanike.
Sipas raportimeve, pasuria e përbashkët e David dhe Victoria Beckham ka arritur në rreth 1.185 miliardë dollarë, falë kontratave të shumta të sponsorizimit dhe investimeve, përfshirë edhe rritjen e vlerës së aksioneve të Beckham te Inter Miami pas transferimit të Lionel Messit.
Megjithatë, suksesi në biznes po shoqërohet me tensione në familje. Mediat britanike raportojnë se marrëdhëniet mes David Beckham dhe djalit të tij, Brooklyn Beckham, vazhdojnë të jenë të acaruara, ndërsa përçarja mes tyre mbetet ende e pazgjidhur.

Lexo edheRrezja rrëzon në “Sunny Hill”, artistja premtuese krah për krah me Dua Lipën