Dasmë me tupana e valle, shpërfillen masat e qeverisë kundër koronavirusit
03

Lexo edheKëto janë shpenzimet e Kurtit dhe kabinetit të tij

Disa qytetarë të Pejës janë mbledhur në një aheng familjar, duke shkelur kështu masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ngjarja po zhvillohet në lagjen “Fidanishte” në qytetin e Pejës.
Në disa pamje të dërguara nga një sinjalizues shihen dhjetëra qytetarë duke vallëzuar afër njëri-tjetrit pa e respektuar distancën e rekomanduar.

Lexo edheKëto janë shpenzimet e Kurtit dhe kabinetit të tij
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës në rajonin e Pejës lidhur me rastin, por të njëjtit kanë thënë se ende nuk ka informacion për një organizim të tillë.
/Gazeta Sinjali/