back to top
Monday, September 1, 2025
BallinaLajmeDashuria zvicerane e çiftit kosovar

Dashuria zvicerane e çiftit kosovar

Të ngjajshme

Lushaku-Sadriu: Çmimi i librave arrin 110 euro, subvencioni prej 80 eurosh nuk mjafton

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar përmes një...

Chivu e sheh që s’është e lehtë, Udinese e mposht Interin

Skuadra e Interit ka pësuar humbje në javën e...

E konfirmon gazetari Kelmendi në “Favorit”: Zhegrova te Juventusi, 100% e kryer

Gazetari i sportit, Ylber Kelmendi ka konfirmuar në “Favorit”...

Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi

Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, në...

Një grup auditi ia behu në klinikën universitare ku Dina ishte kontabiliste në Baselin zviceran.

Probabiliteti që në këtë grup kontrolli të kishte një shqiptar ishte i vogël, por fati nuk është çështje matematike.

Shefi i grupit ishte një shqiptar nga Mitrovica, për më tepër shumë i bukur në sytë e kontabilistes me përvojë…

Emocionet e ndonjë gabimi profesional u harruan shpejt nga Dina. Raporti i kontrollit po vonohej dhe vazhdimisht kërkoheshin të dhëna shtesë të cilat Dina ia niste me një zell më shumë se profesional Bujarit.

Emailet zyrtare kishin filluar të përziheshin edhe me elemente personale…

Ky ishte fillimi jo i zakontë i një love story.

Bujari dhe Dina u lidhën, por natyra e Bujarit është paksa flegmatike, e tërhequr. Koha kalonte dhe Dina nuk po e merrte propozimin për martesë. Një udhëtim ëndrrash në *Mauritius* ishte plani i Bujarit si zgjidhja perfekte…

Në pritje të momentit të duhur, Bujari ishte nervoz, i emocionuar. Dina nga ana tjetër ishte nervoze për nervozitetin e Bujarit dhe gjithçka rrezikonte të kthehej në një zënkë.

Ditën e menduar si më të bukurën e çiftit, Bujari i drejtohet Dinës: “ Sot dua të të them diçka…”.

Dina duke menduar një gjë jo të mirë në atë gjendje (nganjëherë vajzat e humbin durimin më shpejt se duhet) mezi pret t’i kundërpërgjigjet gjithë nerva: “Shyqyr që fole se edhe unë dua të them të miat!”

Bujari e pa që puna është keq e nuk mund të zgjatet ndaj u ul në gjunjë e nxori unazën e propozimit…

Situata e Dinës mund të imagjinohet lehtë…

Historinë e plotë do ta ndiqni sonte në Lufta e Nuseve

Ne TV Klan ora 20.00 dhe T7 ora  20.15

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz