Dalin pamjet e aksidentit me tren: Në veturë ishin prindërit me dy fëmijët
BILLI

Lexo edhePamje nga vendi i ngjarjes: Tre shoferë në Prishtinë dalin prej veturave dhe rrihen midis kolonës

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në mes të një treni dhe një veture në lagjen “Përroi i njelmët”, në Prishtinë.
Mësohet se në veturë ishin prindërit me dy fëmijët e tyre, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile.
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Përroi i njelmët në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 perona. Peronat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë ajo për Express.
Pamje nga aksidenti, dërguar nga një lexues i Gazetës Express:

Lexo edhePamje nga vendi i ngjarjes: Tre shoferë në Prishtinë dalin prej veturave dhe rrihen midis kolonës
Ndryshe, para pak çastesh ka ndodhur një tjetër aksident në autostradë në dalje të Suharekës, si pasojë e të cilit u lënduan pesë persona.
Policia konfirmoi se në aksident janë përfshirë shtatë vetura.
Ndërkohë, policia vazhdimisht po bën thirrje për kujdes në komunikacion. /Gazeta Express/