Federata e Futbollit të Sllovakisë, ka njoftuar për fillimin e shitjes së biletave për duelin ndaj Kosovës.
Shtëpia e futbollit në Sllovaki ka treguar për kushtet e blerjes së biletave nga tifozët e interesuar për ndeshjet e marsit:
· Regjistrimi ose hyrja në faqen vstupenkysfz.sk është e detyrueshme.
· Çdo përdorues i regjistruar mund të blejë maksimumi 5 bileta.https://ads.albanianpost.com/www/delivery/afr.php?zoneid=8&cb=463515
· Para konfirmimit të pagesës, duhet të futet kodi aktivizues i dërguar përmes SMS-i në një numër telefoni sllovak.
· Biletat shiten me emër, mbiemër, datë lindjeje dhe adresë për secilin blerës.https://ads.albanianpost.com/www/delivery/afr.php?zoneid=12&cb=639230
· Në hyrje të stadiumit do të kryhet kontroll i dokumentit të identitetit, pasi të dy ndeshjet janë vlerësuar me rrezikshmëri të lartë.
Për shkak se aktualisht janë duke u realizuar opsione për bashkëpunim me partnerë dhe marrëveshje kontraktuale, biletat do të hidhen në shitje gradualisht, pas përfundimit të këtyre afateve.
Gjithashtu, ekziston një opsion për blerje edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës, si dhe nga federatat e Rumanisë ose Turqisë.
Për shkak të masave aktuale të sigurisë dhe në marrëveshje me Policinë e Shtetit të Sllovakisë, për të dy ndeshjet e marsit, nuk është e mundur të blihen bileta për sektorët në tribunën D.
Për shitjen e biletave të veçanta për secilën ndeshje do të bëhet njoftimi paraprakisht, më herët se data 1 mars 2025.
Shitja e biletave do të bëhet online në faqen vstupenkysfz.sk dhe do të zhvillohet në dy faza:
Lexo edheBallkani dhe Malisheva po prijnë ndaj Prishtinës së Re dhe Drenicës, pa gola në Klinë

















