back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeDalin dëshmitë: Dy bosët e krimit në veri blejnë kompani milionëshe në...

Dalin dëshmitë: Dy bosët e krimit në veri blejnë kompani milionëshe në Serbi

Të ngjajshme

Dy kriminelët që kontrollojnë të gjithë pjesën e kontrabandës, krimit, drogës e deri tek vrasjet në Mitrovicën e Veriut, Zvonko Veselinovic dhe Milan Radoicic janë bërë pronarë  të kompanisë ndër më të madhe të rrugëve në Serbi, ‘Novi Pazari-Put’.

Veselinovic dhe Radoicic, të cilët janë pronarë edhe të kompanisë ‘Inkop’ në Cupri të Serbisë, tanimë kanë filluar që parat e fituara në Kosovë përmes krimit dhe kontrabandës t’i shpërlajnë parat e tyre përmes investimeve dhe blerjeve të kompanive në Serbi, krejt kjo pa asnjë problem nga shteti atje.

Ndërmarrja e ndërtimit ‘Inkop’ nga Cuprija u themelua në vitin 1992, ku 40% të aksioneve tani janë në pronësi të Milan Radoicic dhe Zvonko Veselinovic, tanimë ata kanë blerë edhe këtë kompani të rrugëve me emrin ‘Novi Pazar-Put’, shkruan Gazeta Metro.

Biznesi gjigant i Radoicicit dhe Veselinovicit në Serbi ka përfituar tenderë me vlerë prej 60 milionë eurove, ku si pjesë e një konsorciumi iu dha puna për ndërtimin e një seksioni Ljig – Preljina në Korridorin 11. Vetëm në dhjetor të 2018 ajo kishte kapur edhe një tenderë prej 1.8 milionësh në ndërtimin e rrugës nga pika kufitare me Bosnjën e deri tek Bajina Basta.

Dy bosët e krimit në veri të Mitrovicës, Zvonko Veselinovic dhe Milan Radoicic, ky i fundit i cili është edhe nënkryetar i Listës Serbe, ndodhen nga autoritet kosovare në kërkim dhe tani kanë lëshuar fletarrestim për të dy.

Ata janë të dyshuar për përfshirje në vrasjen e politikanit serb në Veri, Oliver Ivanovic, ata janë dy personat që kontrollojnë pjesën e veriut dhe janë të gatshëm të shkaktojnë trazira në atë pjesë të Kosovës për shkak të fuqisë dhe lidhjet që kanë me strukturat paralele atje të cilat udhëhiqen direkt nga këta dy persona dhe Beogradi zyrtar, shkruan Gazeta Metro.

Vet Agjencia e Informacionit të Sigurisë së Serbisë (BIA), gjithashtu i etiketoi ata si udhëheqës të një grupi kriminal të kontrabandës së drogës, armëve dhe naftës, si dhe gjelbërimin dhe pastrimin e parave. Veselinovic, sipas raportit, ka fituar pasuri të mëdha nga këto biznese të paligjshme.

Të dy kriminelët në Serbi janë gjykuar më parë për krime të ndryshme, por nuk janë dënuar.

Ata u liruan për herë të fundit për sigurimin e parave, kamionëve dhe makinerive për nxjerrjen e paligjshme të zhavorrit në korrik të vitit të kaluar – pasi Gjykata e Apelit në Nish hodhi poshtë një aktgjykim me të cilin Veselinovic u dënua me dy vjet dhe Radoicic u lirua, shkruan Gazeta Metro.

Kujtojmë se Veselinovci dhe Radoicic janë shumë të  afërt me pushtetin në Serbi, madje Veselinovic është mik i ngushtë me Andrei Vucic, vëllai i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic.

Vet presidenti serb Aleksandar Vucic, ka mbrojtur Veselinovicin dhe Radoicicin publikisht në një konferencë për shtyp, krejt kjo pasi është pyetur pse nuk po arrestohen këta dy persona.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz