Daka: Rinumërimi i 280 kutive të votimit përfundon nesër
Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,ka thënë se në bazë dinamikës së punës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, procesi do të përfundoj të premten.
“Jemi informuar nga koordinatori i Qendrës së nesër përfundimisht do të përfundoj rinumërimi i votave dhe rezultateve. Besojmë që nesër përfundimisht do t’i rinumërojmë të gjitha kutit”, ka thënë ajo për Ekonomia Online.
Daka ka sqaruar se të shtunën do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave nga diaspora por edhe votave të personave me nevoja të veçanta.
Lexo edheMogherini dhe Hahn i shkruajnë Hoxhajt: E ardhmja e Kosovës është në BE
“…të shtunën do të fillojmë t’i numërojmë edhe votat me kusht, edhe nga diaspora por edhe ato votat e personave me nevoja të veçanta. Dhe pas numërimit të këtyre votave bëhet shpërndarja e të gjitha votave dhe e dimë saktësisht se kush është deputet dhe subjektet politike sa përqindje kanë”, është shprehur Daka. Sa i përket certifikimit të rezultateve, Daka, ka thënë se ky proces do të përfundoj në fund të përfundojë në fund të muajit.














