BallinaLajmeDaçiq: Deklaratat e shqiptarëve për ‘Shqipërinë e Madhe’, synim i tyre që...

Daçiq: Deklaratat e shqiptarëve për ‘Shqipërinë e Madhe’, synim i tyre që nga Lidhja e Prizrenit

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka komentuar deklaratat e krerëve shtetërorë të Kosovës në të cilat ata, sipas tij, po i referohen Preshevës dhe Bujanovcit si ‘Kosovë Lindore’.

“Kjo nuk është hera e parë që ata bëjnë deklarata të tilla, nuk është asgjë e re. Kur ishte Isa Mustafa kryeministër i Kosovës, gjatë një takimi me kryetarët e Preshevës dhe Bujanovcit, ata i’u referuan atyre, si përfaqësues nga Kosova Lindore, dhe për këtë kam reaguar dhe shqetësimin tim e kam dërguar edhe në Komisionin Evropian”, deklaroi Daçiq.

Madje sipas tij, këto janë qëllimet e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës që nga mbajtja e Lidhjes së Prizrenit, transmeton lajmi.net.

“Deklaratat për thyerjen e kufirit mes shqiptarëve në Koshare nuk ishin të rastësishme. Deklaratat e krerëve shtetërorë për ardhjen deri në Nish, si dhe deklaratat e Edi Ramës për formimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, të gjitha këto janë qëllime të tyre që nga Lidhja e Prizrenit’’, tha ai.

Daçiq u ankua edhe për mungesën e reagimit të shteteve të perëndimit për këto deklarata.

“Kur Thaçi bën deklarata të tilla dhe kërcënon me armë, ne të gjithë duhet ta dijmë që ata që kanë këto armë duhet edhe të përgjigjen. Por, Serbia nuk do të veprojë në atë mënyrë që ta tensionojë situatën, ne do të veprojmë në atë mënyrë që situata të qetësohet”, përfundoi Daçiq./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz