Daci: Përçarja e opozitës është “faqja e zezë”, kështu po e fuqizojnë PDK’në
01

Lexo edheSerbët e dënuan me 101 vjet burg, por plaku sot 100-vjeçar u kishte thënë: Nuk vdes pa i bërë 101 vjet (Video)

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka thënë se nëse subjektet opozitare vazhdojnë të funksionojnë të ndara dhe pa koncept, Partia Demokratike e Kosovës nën udhëheqjen e Kadri Veselit do të fuqizohet edhe më shumë.
Ai i ka kritikuar partitë opozitare, duke thënë se si ende pa u ditur asgjë për zgjedhjet e ardhshme ata po luftojnë për poste. Daci shprehet i befasuar me ambiciet e liderëve politikë shqiptarë për të marrë poste. Në një intervistë për “Zërin” ka thënë se zgjedhje të parakohshme parlamentare është e mundur të ketë, mirëpo kjo, sipas tij, duhet të bëhet në koordinim ndërmjet subjekteve politike në vend. Daci ka thënë se përvoja politike rreth 20-vjeçare e Hashim Thaçit do të ndikojë që ai të jetë një president më i mirë sesa që ka qenë si kryeministër.
Zëri: Si e vlerësoni përçarjen e subjekteve opozitare

Lexo edheSerbët e dënuan me 101 vjet burg, por plaku sot 100-vjeçar u kishte thënë: Nuk vdes pa i bërë 101 vjet (Video)
Daci: Faqja e zezë. Fjalët janë për prioritet e zhvillim të shtetit, ndërtimi i shtetit demokratik që ka shëndetësi e arsim.