back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaBotëCunami vdekjeprurës në Indonezi, së paku 168 persona të vdekur

Cunami vdekjeprurës në Indonezi, së paku 168 persona të vdekur

Të ngjajshme

Humb jetën gruaja që u aksidentua në Koshtovë

53-vjeçarja që u aksidentua këtë të enjte në fshatin...

Vjen ‘goditja’ për Dolcen nga njerëzit e Edit!

Mbrëmjen e djeshme, Edi u njoftua zyrtarisht nga Vëllai...

Aksident me lëndime në Koshtovë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

Së paku 168 persona janë vrarë dhe 745 janë plagosur pas një cunami që goditi brigjet e Sunda Strait në Indonezi, njoftuan autoritetet zyrtare.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive tha se qindra ndërtesa u dëmtuan nga cunami i të shtunës. Sipas saj, shkaku i cunamit ishte rrëshkitja e dheut nën det pas shpërthimit të vullkanit Krakatoa

Ngushtica midis ishujve Java dhe Sumtra lidh detin Java me oqeanin Indian.

Numri i të vdekurve pas cunamit, që ndodhi në orën 21:30 me orën lokale ose 14:30 GMT të së shtunës, ka gjasa të rritet më shumë. Vdekje janë raportuar në rajonet  Pandeglang, Lampung dhe Serang.

Ndër zonat e goditura ishte resorti në plazh në perëndim të Java. Nuk kishte pasur paralajmërim për valët.

Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë sesi një valë e madhe u përplas mbi një tendë të resortit në të cilin një bandë rroku indoneziane, e njohur, Seventeen, ishte duke interpretuar. Anëtarë e bandës u zhdukën pasi vala shkatërroi skenën.

Në një video në Instagram, këngëtari Riefin Fajarsyah tha se basisti dhe menaxheri i bandës kishin vdekur, ndërsa tre të tjerë dhe gruaja e tij, ishin të zhdukur.

Zëdhënësi kombëtar i agjensisë së fatkeqësive në Indonezi, Sutopo Purwo Nugroho tha se kishte pasur dy valë./ar.sh/SYRI.NET

Embedded video
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz