BallinaLajmeÇun Lajçi letër publike Albin Kurtit: Bëje koalicionin me Kadri Veselin

Çun Lajçi letër publike Albin Kurtit: Bëje koalicionin me Kadri Veselin

Të ngjajshme

Fulham vendos ta blejë Chukwuezen, ja sa miliona do t’i fitojë Milani

Raportohet se Fulhami ka vendosur të aktivizojë opsionin e...

Dogana zvicerane konfiskon një sasi të madhe pule dhe patate të skuqura

Zyrtarët doganorë zviceranë sekuestruan sasi të mëdha pule, patate...

Kurti takon ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi me mbështetje 50 milionë euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në...

Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, i ka kërkuar kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurtit, që të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se Kurti duhet të bëjë këtë koalicion me partinë e Kadri Veselit, për hir të diasporës, për të ndalur koalicionin LDK-AAK-Nisma që të vijë në pushtet.

Lajçi në postimin e tij në Facebook, e ka akuzuar të parin e LDK-së se nuk ka dhënë llogari për djersën e mërgimtarëve për fondin “Vendlindja thërret”.

Postimi i plotë:

Albin

E shkrova para dy ditësh nji letër, dhe e titullova me fjalën e popullit “Qenit lehjen e lypsit lypën nuk ua ndalon”

I qava dy halle aty, hallin tand, për lypën, sepse asht situatë krize e pandemie, e s’ke se si e ndihmon popullin e vorfnuem, se ta la magjën thatë kur iki Ramushi, dhe hallin e mërgimtarve, që ua kemi tëhollua lëkurat me lypje. Por, me keqkuptuen, disa që s’lexojnë mes rreshtave, e m’shanë, m’thanë ti qenke kundër, dhe e hoqa postimin!

Por, unë hallin e kisha dikund tjetër, sepse sakaq m’shkoi mendja, të 3% i Isa Mustafës e Vendlindja Thërret i Lepuroshave, që u avulluen, e kush s’dha llogari për djersën e mërgimtarve, e Ti dhe Ne n’vazhdimësi u kërkuem llogari!

Thashë, po erdhi, moZot, prap Isa&Ramushi&Fatmiri n’qeveri, ato do ta kenë fatin e 3% shit!

Do t’bahen trosha n’xhepat e tyne!

Njenit, që me kundërshtoi shumë, i thashë: Vlla nga diaspora, prit pak, se me dashtë me i ndihmua popullit, mundën s’parit, këta milionerat e pushtetit, se i kanë pa djersë paret, këta që kan sundua 20 vjet, që Ju po thoni na kanë rrjepë e na kanë vjedhë!

Mbramë, ministri yt i finacave, tha se ato pare shkojnë n’thesarin e shtetit, e qeveria tjetër që vjen, asaj i mbetët me i menaxhua. Që do t’thotë,( sipas deklarimit të LDK-së që e bani mbramë) po vjen Isa me Ramushin e Fatmirin, se ata e lidhën besën e m…tit, me i marrë dizginat e me zbrazë edhe njiherë thesarin!

Albin, t’kam quejt në shumë letra kopil, bahu sot përtej kopilit, e ban kualicion me Kadrinë, për hirë të djersës së diasporës, e mos i le rrjepcat me ardhë n’pushtet.

Ndryshe nuk arsyetohet me lypë ti për Ramusha e Fatmira, o Albin!

P.S

Unë, tu bashkova me nji videoxhirim, publikisht të mbeshteta për lypën tande.

Por, tregoju njerëzve se nuk jam i yti, sepse s’isha as i Ramushit, përkundër mbështetjeve, që ia bana atij, e po ti baj ty!

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz