Kancelarja gjermane Angela Merkel prezantoi këtë të mërkurë planin për të lehtësuar masat izoluese në vend.
Më herët gjatë ditës së sotme ajo njoftoi se duke filluar nga 3 maji, do të lehtësohen këto masa dhe gradualisht do të fillojë dhe rihapja e disa bizneseve.
Procesi mësimor – Gjatë një videokonference me drejtues të lartë të shtetit u arrit marrëveshja për rihapjen e shkollave të ciklit fillor dhe të mesëm prej datës 4 maj. Ndërkohë që provimet do të shtyhen për vitin tjetër. Ndërsa provimet për universitetet do të zhvillohen normalisht. Të gjithë auditoret duhet të plotësojnë masat e nevojshme të higjenës.
Më shumë detaje për mënyrën e zhvillimit të procesit mësimor, do të publikohen në datën 29 prill.
Bizneset – Ndërsa për dyqanet që kanë një sipërfaqe prej 800 metrash katror e më shumë do të fillojnë të hapen që javën e ardhshme, ndërkohë që bizneset e tjera do të fillojnë pas datës 3 maj. Parukeritë dhe berberhanet mund të hapen vetëm nëse plotësojnë kushtet e higjenës. Punonjësit duhet të jenë të pajisur me maska e doreza.
Organizimet publike – Për sa i përket organizimeve me shumë njerëz, ato janë të ndaluara deri më 31 gusht. Për sektet fetare përkohësisht do të qëndrojnë të mbyllura deri në një urdhër të dytë.
Për qytetarët – Për moshën e tretë duhet të vijojë sërish izolimi pasi ata janë më të rrezikuarit. Gjithashtu do të ndalohen lëvizjet në grup të njerëzve në rrugë.
Një mbledhje e tillë do të zhvillohet çdo 14 ditë për të diskutuar hapin e rradhës në lirimin e masave izoluese në Gjermani.