Cristiano Ronaldo pezullohet për 30 ditë nga Kombëtarja e Portugalisë, gjobitet edhe me 255 euro
dp

Lexo edheLaporta “ndez” gjakrat para “El Clasicos”

Vendimi pason pakënaqësitë e shfaqura gjatë përballjes ndaj Norvegjisë, sfidë në të cilën sulmuesi i Al-Nassr nuk u aktivizua fare në fushë nga trajneri Jorge Jesus, raporton AS.
Ky vendim e shtyu pesë herë fituesin e “Topit të Artë“ të braktisë grumbullimin e ekipit që po mbahej në Danimarkë.
Mësohet se vetë futbollisti ka kërkuar këtë periudhë pushimi/pezullimi, teksa krahas mungesës njëmujore, ndaj tij është shqiptuar edhe një gjobë simbolike prej 255 eurosh.

Lexo edheLaporta “ndez” gjakrat para “El Clasicos”
Si rrjedhojë e këtij sanksioni, Ronaldo nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet vendimtare të muajit nëntor, të cilat Portugalia do t’i zhvillojë në kuadër të UEFA Nations League.