Nis përgatitja e pakos së paralajmëruar nga Rama: Akterët e dhunës s’do të mund të udhëtojnë në BE
dp
Lexo edheQytetarët tashmë mund t’i kontrollojnë gjobat në trafik përmes e-Kosova, do të njoftohen edhe me SMS
Sipas burimeve të Top Channel nga grupi që po merret me hartimin e paketës pranë Kryeministrisë, propozimi parashikon identifikimin e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestës dhe regjistrimin e tyre në sistem, në kuadër të masave që po shqyrtohen nga qeveria.
Nisma lidhet me paketën e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama këtë të hënë, ndërsa grupi i punës po merret me përgatitjen e masave që synojnë të trajtojnë rastet e dhunës.
Sipas të njëjtave burime, përfshirja në listën e zezë do të synonte që personat e identifikuar të mos lejoheshin të hynin në vendet e BE-së.

Lexo edheQytetarët tashmë mund t’i kontrollojnë gjobat në trafik përmes e-Kosova, do të njoftohen edhe me SMS