Qytetarët tashmë mund t’i kontrollojnë gjobat në trafik përmes e-Kosova, do të njoftohen edhe me SMS

Qytetarët e Kosovës tashmë mund të informohen më lehtë për gjobat dhe masat në trafik përmes platformës shtetërore e-Kosova, pas integrimit të saj me Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, shërbimi i ri mundëson njoftimin e qytetarëve për gjobat në trafik përmes platformës e-Kosova dhe mesazheve SMS, menjëherë pas regjistrimit të gjobës në sistem.
Përveç njoftimeve, platforma ofron edhe qasje në informata më të detajuara lidhur me gjobat dhe masat mbrojtëse të regjistruara.
Sipas njoftimit, një tjetër funksion i këtij shërbimi u mundëson pronarëve të bizneseve të shohin drejtpërdrejt në e-Kosova raportin për gjendjen e gjobave.
Raporti përfshin informata për gjobat e papaguara, masat mbrojtëse ndaj personave fizikë, përfshirë konfiskimin ose anulimin e patentë-shoferit, si dhe pikët negative në trafik, bazuar në të dhënat e regjistruara në sistem.

Lexo edhePërplasje te Ministria e Brendshme, protestuesit qëllojnë me gurë dhe molotov, efektivët përgjigjen me gaz lotsjellës
Sipas Policisë së Kosovës, ky integrim synon të lehtësojë qasjen në informata, të rrisë transparencën dhe të përmirësojë komunikimin ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë platformën e-Kosova për t’u informuar rreth gjobave dhe masave në trafik.