Cristiano Ronaldo i dërgon mesazh Messit pas humbjes së babait: Qëndro i fortë, Leo
dp

Lexo edheFutbollisti i Evertonit akuzohet për 61 baste sportive

Cristiano Ronaldo ka treguar mbështetjen e tij për Lionel Messin pas humbjes së babait të argjentinasit, Jorge Messi.
Ronaldo, një prej rivalëve më të mëdhenj të Messit në historinë e futbollit, ka komentuar në postimin emocional të 39-vjeçarit, ku ai i dha lamtumirën babait të tij dhe rrëfeu dhimbjen e madhe që po përjeton.
“Një përqafim i madh për ty dhe të dashurit e tu në këtë moment të vështirë, Leo. Qëndro i fortë”, ka shkruar Ronaldo.

Lexo edheFutbollisti i Evertonit akuzohet për 61 baste sportive
Mesazhi i portugezit vjen vetëm pak orë pasi Messi publikoi një dedikim prekës për babain e tij, Jorge, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë. Messi në mesazhin e tij foli për lidhjen e jashtëzakonshme që kishte me të atin dhe ndikimin që ai pati në karrierën e tij.
Pavarësisht rivalitetit të jashtëzakonshëm sportiv që i ka shoqëruar për më shumë se një dekadë, Ronaldo dhe Messi kanë shfaqur vazhdimisht respekt për njëri-tjetrin.