Edhe këtë verë, Comodita Home brendi numër një për produkte të shtëpisë është pjesë e magjisë së Sunny Hill Festival 2025.
Si një nga sponsorët kryesorë, Comodita Home sjell jo thjesht produkte, por një përvojë të re, të paharrueshme dhe një standard krejt tjetër për atë çfarë do të thotë rehati, stil dhe emocion në festival.
Pas vitit të kaluar ku i dhuruan audiencës një nga hapësirat më të dashura të festivalit, këtë vit është vendosur të çojnë gjithçka në një nivel krejt të ri. Më shumë hapësirë, më shumë dritë, më shumë energji dhe mbi të gjitha më shumë komoditet për ju!
Në zemër të festivalit, këtë vit do të gjeni një skenë madhështore dhe totalisht të transformuar me një infrastrukturë moderne 2-katëshe, duke e kthyer konceptin e festivalit në një përvojë të plotë për të gjitha shqisat.
Hapësira e rehatshme të Comodita Home është krijuar jo vetëm për t’u çlodhur e për të biseduar me shoqërinë, por edhe për të shijuar momentin, për të lëvizur lirshëm, për të kërcyer pa u ndalur, gati për story, foto e kujtime që zgjasin.
“Këtë vit nuk kemi dashur vetëm të jemi prezent. Kemi dashur të sjellim ndjesi që kur hyn në zonën tonë, të ndihesh i mirëpritur, i relaksuar dhe pjesë e diçkaje të veçantë. Kemi menduar për gjithçka: nga dritat, përvoja vizuale dhe energjia që transmetohet,” – thotë Albana Qaushi nga Comodita Home.
Sunny Hill Festival, i themeluar nga ikona botërore Dua Lipa, është bërë një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të dashura jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin. Dhe për Comodita Home është krenari të jenë pjesë e diçkaje kaq të fuqishme që bashkon njerëz nga e gjithë bota.
Comodita Home është aty për heren e katërt për të krijuar kujtime, për të qenë pranë të rinjve, për të mbështetur artin, kulturën dhe komunitetin, dhe për të treguar se si një ngjarje mund të bëhet e paharrueshme kur dizajni, komoditeti dhe energjia punojnë bashkë.
“Sepse për ne, festivali nuk është vetëm muzikë është përjetim” – shton Albana Qaushi nga Comodita Home.
