back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSerbia e gatshme për kompromise të mëdha me Kosovën, thotë ministri serb

Serbia e gatshme për kompromise të mëdha me Kosovën, thotë ministri serb

Të ngjajshme

Memli Krasniqi: PDK do të rrisë numrin e fitoreve në komuna

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë sonte se...

Harry Kane thyen rekordin e Ronaldos dhe Haalandit

Harry Kane theu një rekord të mbajtur nga Cristiano...

Luizi e ngushëllon Gjestin pas humbjes së vëllait

Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të vëllait...

Serbia është e gatshme të pranojë kompromise shumë të mëdha “në mosmarrëveshjen” me Kosovën dhe dëshiron të normalizojë plotësisht marrëdhëniet e saj me vendin, dhe gjithashtu beson në aftësinë e Bashkimit Evropian për të gjetur zgjidhje praktike dhe krijuese.

Kështu u shpreh ministri serb i integrimit evropian, Nemanja Staroviq, në një intervistë me agjencinë austriake të lajmeve APA.

Ai shtoi se Beogradi është gati për dialog me Prishtinën, por se rezultati duhet të jetë një kompromis.

“Kjo nuk duhet të jetë një lojë e tipit gjithçka ose asgjë, ku njëra palë humb gjithçka në mënyrë që tjetra të fitojë gjithçka. Duhet të jetë një kompromis”, u shpreh Staroviq.

I pyetur se si mendon se Serbia dhe Kosova do të mund të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, përkundër marrëdhënieve të pazgjidhura mes tyre, Nemanja Staroviq u shpreh se Beogradi është i vetëdijshëm se kjo paraqet një “sfidë të jashtëzakonshme”.

“Por jemi po ashtu të vetëdijshëm se BE-ja gjithmonë ka aplikuar zgjidhje praktike dhe kreative”, tha ministri serb, duke përmendur shembullin e Qipros, ku në vitin 2004 u pranua në BE vetëm pjesa e njohur ndërkombëtarisht e këtij shteti të ndarë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz