Çobani milioner në Sarandë- “Nga puna me delet, im bir ngeli beqar”
BILLI

Lexo edhePak minuta para aksidentit në kryeqytet, tre vajzat kishin publikuar foto në “Instagram”

Në ditët e sotme kur të gjithë duan të shkojnë në Tiranë, ka akoma njerëz të punës, që qëndrojnë në fshat dhe ja shikojnë bereqetin punës.
I tillë është edhe Besim Hysenbelliu, të cilin kamera e Top Channel e takoi rrugës për në Sarandë. Besim Hysenbelliu, së bashku me djalin e tij dhe 800 dhentë është duke shkuar nga Skrapari në Livadhia të Sarandës.
Ka 7 ditë që ecën në këmbë dhe thotë se i duhen edhe 2 të tjera për të mbërritur pranë familjes.
Besimi thotë se kopeja e deleve e ka bërë milioner, vetëm në 6 mujorin e fundit ka fituar 65 milion lekë të reja.
Të jesh çoban në ditët e sotme sipas Besimit e ka një kosto, pasi djali i tij ka mbetur beqar, pasi vajzat sipas tij duan të jetojnë më Tiranë.

Lexo edhePak minuta para aksidentit në kryeqytet, tre vajzat kishin publikuar foto në “Instagram”
Besimi thotë se gocat e sotme rrijnë pa bukë edhe ta marrin burrin çoban nuk pranojnë.
Pavarësisht vuajtjeve një gjë është e sigurt nga njerëz si Besimi, konsumatori ynë mund të ushqehet të shëndetshëm.